E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Foreing Policy" në shqip

"Foreing Policy", revista e njohur amerikane vjen edhe në gjuhën shqipe. Instituti Shqiptar i Medias, Klubi i Politikës së Jashtme dhe Forumi 2015 në Prishtinë në bashkëpunim me EUT ka prezantuar mesditën e djeshme fillimin e botimit në shqip. Që nga tetori i 2008-ës, "Foreign Policy" do të mund të shfletohet në shqip nga lexuesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. "Foreign Policy" është një revistë e njohur amerikane dymujorëshe e themeluar në vitin 1970 nga Samuel P. Huntington dhe Warren Demian Manshel. Revista është pjesë e grupit të botimit të "Washington Post" në Amerikë. Kryeartikujt e saj rrahin tema të nxehta të polikës botërore, integrimit dhe të ideve. Editorialet e saj shkruhen nga analistë të njohur. Që prej vitit 2006, kjo revistë ka dhe faqen e saj të internetit, përmes së cilës bën një "takim" të shpejtë me lexuesit në mbarë botën. Në hapsirën shqiptare ajo do të vijë si një botim më vete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›