E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan në bisedime me Atletico Mineiron

Drejtori i Interit, Marco Branca ka konfirmuar se klubi është në bisedime me Atletico Mineiron rreth shitjes së sulmuesit Diego Forlan.

Reprezentuesi uruguaian erdhi në Giuseppe Meazza gjatë verës së kaluar nga Atletico Madrid por realizoi vetëm dy gola në 18 paraqitje në Serie A.

Mineiro ka konfirmuar synimin për transferimin e tij dhe Branca ka njoftuar se gjiganti milanez është duke konsideruar ofertën për 32 vjeçarin. “Është e vërtetë, kemi ofertë nga Atletico për Forlanin. Jemi në bisedime”, deklaroi Branca për Uol Esporte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›