E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllaznimi e fitoi derbin

Vëllaznimi e ka fituar derbin e xhiros së 29-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll pasi e mposhti sot kampionin aktual të Kosovës, Hysi me rezultat 2:1.

Atdhe Gashi ishte hero i gjakovarëve duke realizuar dy gola, për t’i mbajtur kuqezinjtë në luftë për titull.

Ndërkaq, golin e vetëm për ekipin nga Merdara, i cili ditë më parë shkarkoi trajnerin Afrim Tovërlani, e realizoi Yll Hoxha.

Në luftë për titull mbeti edhe Trepça ’89, e cila ia doli ta mposht Dritën me rezultat 3:2. Në luftën për mbijetesë, KEK-u e Gjilani duket se u dorëzuan përfundimisht, pas humbjeve të pësuara këtë xhiro.

Tabela

1. Prishtina 56 pikë

2. Trepça '89 54

3. Vëllaznimi 53

4. Drita 46

5. Hysi 45

6. Besa 39

7. Drenica 37

8. Liria 35

9. Lepenci 33

10. Trepça 31

11. KEK-u 25

12. Gjilani 24

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›