E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuain vlen 150 milionë euro

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka mohuar spekulimet rreth largimit të sulmuesit Gonzalo Higuain, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli argjentinas nuk është titullar në formacionin bazë të gjigantit madrilen dhe thuhet se mund të konsiderojë të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu. Por, Mourinho ka insistuar se nuk dëshiron ta shesë futbollistin.

“Të gjithë ne duam që Gonzalo të mbetet me ne. Ai ka kontratë me dëmshpërblim prej 150 milionë eurosh. Nëse dikush paguan këtë çmim, nuk kemi çfarë të bëjmë përndryshe ne duam që ai të mbetet sepse është një prej sulmuesve më të mirë në botë”, deklaroi Mourinho gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›