E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kagawa, në radarin e Man Utd-it

Derisa Borussia Dortmundi shkatërroi Bayern Munichun dhe rrëmbeu Kupën e Gjermanisë, u shtuan spekulimet rreth transferimit të mesfushorit të Dortmundit, Shinji Kagawa në Premierligë.

Ylli japonez u përcoll nga menaxheri i Mancherster Unitedit, Sir Alex Ferguson dhe asistenti i tij Mike Phelan. Kagawa ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Dortmundin dhe në ditët e ardhshme pritet të marrë vendim përfundimtar rreth të ardhmes së tij.

“Sigurisht se Manchester United është klub i madh por nuk e di se çka parasheh e ardhmja”, deklaroi ai pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›