E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan pranë rikthimit në Mançester?

Sulmuesi i Atletiko Madridit, Diego Forlan spekulohet me rikthim në Mançester Junajtidi gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas të përditshmes angleze “The Daily Mail”, lojtari uruguajan mund të kthehet në “Old Trafford” pas shprehjes së gatishmërisë për largim nga Atletiko Madrid. 31 vjeçari është përfshirë në një grindje me trajnerin Kike Sançez Flores dhe klubi është i gatshëm të vlerësojë ofertat për shërbimet e tij. Forlan ishte anëtar i Mançester Junajtid nga 2001 deri 2004.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›