E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lioni nuk e pengon largimin e Loris

Drejtori i Lionit, Bernard Lakomb, ka pranuar se do të jetë vështirë që të mbahet në skuadër portieri Hugo Loris edhe pas këtij sezoni. Francezi ka zgjuar interesimin e klubeve të mëdha europiane, si Juventus dhe Mançester Junajtid, ndërsa Lakomb mendon se ai do të largohet. “Nganjëherë dikush është i obliguar që të shesë lojtarë të caktuar, ndërsa ka njerëz që me siguri do të largohen nga ky klub. Ne do të mundohemi të bëjmë gjithçka për ta mbajtur Lisandro (Lopezin), por do të jetë më e vështirë ta mbajmë Lorisin”, u ka thënë Lakomb gazetarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›