Formimi i shtetit palestinez, Izraeli lobon në Ballkan

Izraeli do të kërkojë mbështetjen dhe nga Tirana zyrtare, për të mos lejuar krijimin e shtetit Palestinez.
Për këtë do të loboj te autoritetet shqiptare shefi i diplomacisë izraelite Avigdor Lieberman, i cili mbas Kroacisë do të vizitoj Shqipërinë dhe Austrinë.
Mësohet se ministri i jashtëm izraelit do të përpiqet të bindë këto tre shtete të mos mbështesin kërkesën e palestinezëve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për shtetit palestinez.
Turi i Lieberman vjen vetëm një javë para vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Rumani dhe Bullgari.
Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare ministria e jashtme izraelite ka shënjestruar Bullgarinë dhe pesë vende të Bashkimit Evropian në përpjekje për të ndarë Evropën për çështjen e njohjes së shtetit të pavarur palestinez.
Sipas planit diplomatik Bullgaria, Çekia, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia janë prioritare në përpjekjet që Izraeli të bllokoj njohjen e Palestinës si shtet gjatë mbedhjes së përgjithshme të OKB-së në shtator.