Presidentja Jahjaga, me ambicie për postin e lartë

Presidentja Atifete Jahjaga nuk i fsheh ambiciet për të mbajtur postin e lartë. Jahjaga ka deklaruar në një intervistë për mediat kosovare se nuk mund të garojë e të marrë përkrahje nga ndonjë parti politike për zgjedhjet presidenciale.
“Isha dhe do të mbetem pa anëtarësim me partitë politike, që në asnjë rast, pra edhe kur zgjedhja të bëhet drejtpërdrejtë nga populli, nuk do të thotë se nuk do ta kemë përkrahjen nga një ose më shumë parti politike”, ka thënë më tej Jahjaga.
Ajo ka shtuar se ndjehet mjaftë mirë me respektimin e Kushtetueshmërisë dhe se është unifikuese e popullit të Kosovës.