E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishinger, "Doctor Honoris Causa" i Kosovës

Universiteti i Prishtinës, i ka dhene titullin “Doctor Honoris Causa” ish- diplomatit Uolfgang Ishinger.

Çmimi ambasadorit gjerman i është ndarë për “kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, për mbështetjen e gjithanshme dhe të vazhdueshme për njohjen dhe afirmimin e Republikës së Kosovës, për përpjekjet e pareshtura dhe avancimin e bashkëpunimit Kosovë – Gjermani në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Ishinger tha se ky çmim simbolizon bërjen e paqes, fuqisë dhe kulturës, ndërkaq shtoi se titullin “Doctor Honoris Causa” më shumë e ndan me të tjerët sesa me veten.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka thënë në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi në Prishtinë se Ishinger është angazhuar në dy dekadat e fundit për Kosovën dhe këtë e sublimoi në fund me aktivitetin e Konferencës së Vienës, duke u angazhuar për pavarësinë e Kosovës.

Buja e ka falënderuar Ishingerin për tërë angazhimin, punën dhe aktivitetin politik dhe diplomatik “për të sjellë Kosovën në pozitën që cilën e ka sot si shtet i pavarur”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›