E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli tërhiqet nga pengimi i Flotiljes për në Rripin e Gazës

Izraeli dhe Egjipti kanë arritur të bien në një mendje se për anijet që bëjnë pjesë në flotiljen e ndihmave humanitare për në Gaza,  e gjithë ngarkesa e tyre të shkarkohet fillimisht në portin egjiptian, e më pas, në rrugë tokësore, ngarkesa të mbërrijë në Rripin e Gazës.

Vetëm deri një ditë më parë( të dielën), kryeministri izraelit beniamin Netanjahu i kishte bërë me dije kabinetit qeveritar se Izraeli nuk do të lejonte as edhe një anije të vetme që të thyente bllokadën detare ndaj Rripit të Gazës. “Ndërkohë, forcat e sigurisë dhe përfaqësueit e ministrisë së jashtme izraelite raportuan para kabinetit qeveritar se nuk kishte të dhëna se në anijet e ndihmave humanitare kishte terroristë të infiltruar”, bëjnë me dije burimet nga qeveria, raporton e përditshmja izraelite “Haaretz”.

Një Flotilje e përbërë nga dhjetë anije pritet të niset të martën me synimin për të thyer bllokadën detare të vendosur ndaj Rripit të Gazës.  Rreth 500 veprimtarë humanitarë parashihet të marrin pjesë në to. Gjashtë shtatë anije janë vendosur prej kohësh në portet greke, dhe mbetet ende e paqartë se kur do të nisin udhëtimin e tyre. Autoritetet zyrtare izraelite u kanë kërkuar homologëve grekë të vonojnë sa të mundin nisjen e këtyre anijeve, që mendohet se do t’u bashkohen edhe dy a tri anijeve të nisura nga Spanja e Franca, për t’u bashkuar më pas në dhjetëshe, e për të lundruar drejt bregut të Gazës.

Burime qeveritare dhe ato nga ministria e mbrojtjes bëjnë me dije se meqë veprimtarët humanitarë janë kryesisht evropianë dhe me gjasa të pa-interesuar për veprime të dhunshme, do të ishte mjaft e vështirë për diplomacinë publike izraelite të përballej më këtë sfidë. /Start/Z.Gjurgji/

                                                                                             2011-06-27 10:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›