Formimi profesional, Zvicra jep 3 mln euro
Autori i Lajmit: red.
Qeveria zvicerane ka dhënë një grant prej 3 mln euro për zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional shqiptar. Këshilli i Ministrave vendosi dje për miratimin e kësaj marrëveshjeje që do të nënshkruhet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Sipas marrëveshjes do të krijohet një “qendër e lëvizshme” e formimit profesional për zonën verilindore të vendit, e cila është menduar të ushtrojë aktivitetin e saj në qytetet Pukë, Kukës, Tropojë, Peshkopi dhe Burrel. Nëpërmjet ngritjes së qendrës të lëvizshme të formimit profesional të sipërpërmendur synohet që në këto qytete të ofrohet Formim Profesional nëpërmjet kurseve, në fusha të kërkuara nga tregu i punës, duke u ardhur në ndihmë kryesisht të papunëve, që në këto qendra janë të shumtë. Por projekti do të mbështesë reformën e nisur në fushën e AFP edhe me përmirësimin e ambienteve të shkollave profesionale dhe qendrat publike të Formimit Profesional, si dhe me mbështetje për bazën materiale të kushtueshme të këtyre shkollave. Reformimi i sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional është një ndër prioritetet e qeverisë, që po zhvillohet jo vetëm nëpërmjet inkurajimit të donatorëve, por edhe me fondet e buxhetit të shtetit, me synim rritjen e mundësive për arsimim dhe formim profesional për të gjithë shtetasit sipas standardeve evropiane dhe më tepër mundësi punësimi. Është i njohur bashkëpunimi shumë i mirë i qeverisë shqiptare dhe zvicerane në fushën e arsimit dhe formimit profesional (AFP), bashkëpunim që ka filluar që në vitet 90, ndërkohë që qeveria zvicerane është një prej donatorëve në Shqipëri më aktivë në fushën e AFP.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008