LSI prezanton projektligjin
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi dje projektligjin “Për kujdesin ndaj moshës së tretë” në Komisionin parlamentar të Punës dhe Çështjeve Sociale, pasi prej disa kohësh e kishte depozituar atë në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i LSI, Dritan Prifti, përmendi disa nga pikat kryesore të projektligjit të LSI-së, si ngritja e qendrave pranë pushtetit vendor për të moshuarit, transport pa pagesë ose me gjysmë pagese për moshën e tretë, mbështetje financiare për ata individë të moshës së tretë që jetojnë me persona me aftësi të kufizuar, si dhe marrja e pensionit të 13-të për të gjithë individët e moshës së tretë.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008