PDR, “Ne, dakord me Berishën për dosjet”
Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i Partisë Demokrate të Re, Tritan Shehu, përshëndet nismën e kryeministrit Berisha për hapjen e të gjitha dosjeve dhe pastrimin e figurave zyrtare dhe shtetërore të ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit. Shehu ka bërë të qartë qëndrimin e PDR-së, sipas të cilit ky qëndrim është krejtësisht në përputhje me idenë e domosdoshme të transparencës për krimet e komunizmit brenda së cilës qëndron edhe elementi i hapjes së dosjeve, dhe mbështetjes së idesë që ka opinioni publik për të ditur atë që ka ndodhur, për të njohur bashkëpunëtorët si një pjesë e historisë së zezë të këtij vendi. “Ne mendojmë se transparenca është element esencial i domosdoshëm për zhvillimet e mëtejshme të vendit tonë dhe të demokracisë shqiptare gjatë kësaj periudhe rritjeje dhe zhvillimi”, - tha Shehu. Ai sugjeroi gjithashtu se element i dytë dhe i domosdoshëm janë edhe masat që do të vendosen dhe duhet të vendosen për një pjesë të atyre që kanë përgjegjësi direkte për krimet e komunizmit, për atë që ka ndodhur në atë periudhë. Duke e cilësuar këtë si një problem i cili duhet të diskutohet me seriozitet, Shehu theksoi se nuk ka pengesa ligjore dhe kushtetuese në Shqipëri për të realizuar këto operacione politike kaq të rëndësishme për të tashmen dhe të nesërmen. Shpresoj që edhe grupet e tjera parlamentare dhe forcat e ndryshme politike të qëndrojnë konsekuente në këtë linjë.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008