Skadon afati për në universitet
Autori i Lajmit: red.
Dje u mbyll përfundimisht aplikimi i maturantëve për në universitet. Maturantët që do të konkurrojnë këtë vit për të drejta studimi në universitet kishin afati deri dje në mbrëmje për të plotësuar plotësuar formularin A2. Ky ishte afati i vendosur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Edhe këtë vit maturantët kanë zgjedhur 10 programet e studimit të renditura sipas preferencave. Ashtu si edhe një vit më parë, Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) do të realizojë përcaktimin e fituesve sipas parimit Meritë – Preferencë. Ndërkaq, të gjithë formularët e plotësuar nga maturantët në shkollat respektive do të dorëzohen premten në Drejtorinë Arsimore në Tiranë. Rreth 7400 maturantë në Tiranë (nga të cilët 1100 maturantë të viteve të kaluara) do të provojnë nesër dijet e tyre në provimet me zgjedhje (Z1 dhe Z2) të Maturës Shtetërore. Specialistët e Agjencisë Qendrore të Vlerësimit të Arritjeve kanë përfunduar procesin e hartimit, printimit dhe në fund të shpërndarjes së testeve. Këto provime do të përmbajnë rreth 20 pyetje të përzgjedhura nga fondi i përgjithshëm i pyetjeve për provimet e Maturës Shtetërore. Testet me zgjedhje do të jenë përkatësisht nëntë lloje, sipas lëndëve të përcaktuara në formularin A1. Lëndët, nga të cilat maturantët kanë zgjedhur dy të tilla për provim janë: Fizikë, Kimi, Biologji, Anglisht, Frengjisht, Histori, Gjeografi, Njohuri për Shoqërinë dhe Njohuri për Ekonominë dhe Filozofi. Që një maturant të marrë pikë maksimale në provimet e Maturës Shtetërore duhet shkojë në kuotën e 180 pikëve. Nga këto, 100 duhet t i marrë në provimet me detyrim dhe 80 të tjera në dy provimet me zgjedhje. Sipas MASH, testet kanë nisur të shpërndahen dje në orën 22:00 nga Tirana deri në rrethin më të largët, duke nisur me Tropojën për të mbërritur në kryeqytet, me qëllim që sot në orën 10.00 gjithçka të jetë gati për provim. Ndryshe nga dy provimet e detyruara, kohëzgjatja për dhënien e përgjigjeve me shkrim për të dy testet e provimeve me zgjedhje do të jetë 4 orë, e konceptuar kjo si kohë e mjaftueshme për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit. Publikimi i emrave fitues do të bëhet në fillim të muajit shtator sipas kuotave të përcaktuara nga universitetet dhe të miratuara nga Këshilli i Ministrave.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008