Shqipëria shtrydh Gjirin Persik, pas Katarit mundim Iranin
Shqipëria në drejtimin e trajnerit Xhani De Biazi zhvillon miqësoren e tretë, ku përballë do të ketë Iranin. Ky takim zhvillohet në Stamboll dhe kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pas fitores 2-1 ndaj Katarit, ndeshje e cila u zhvillua me 22 maj në Madrid. Ky takim ka një specifikë të veçantë për portierin Entrit Berisha, i cili ndaj Iranit debuton me fanellën kuqezi. Portieri Bershi aktivizohet në Suedi me Kalmarin.
SHQIPERI – IRAN 1-0
Shënues: Vila 60′
SHQIPERIA: E.Berisha, Cana, Mavraj, A.Lila, Veliu, Bulku (Veliaj 92′), S.Lilaj (Zeqiri 61′), Vila (Osmani 86′), Hyka (Sadiku 46′), Bakaj (Brahimi 79′), E.Çani (Agolli 68′). Trajner: Xh. De Biazi
Irani: Haghighi, Hosseini, Montazeri, Hajsafi (Pouladi 46), Ebrahimi (Rezaei 68), Mahini (Aghili 84), Nouri (Heidari 58), Nekoonam, Tejmurian, Jabari (Demnavi 77), Ansarifard (Karimi 67). Trajner: Carlos Quieroz
Gjyqtar: Hyseyin Gocek (Turqi)
Kartonë të verdhë: Veliu 53 / Ansarifard 54, Pouladi 73, Nekoonam 90+4
Gol . Minuta e 60-të. VILA në hyrje te zones gjuan fort dhe shenon, 1-0
Shqipëria e trajnerit Xhani De Biazi duket në rrugë të mbarë, pasi në pesë ditët e fundit kuqezinjtë kanë fituar dy ndeshje miqësore. Me 22 maj Shqipëria fitoi 2-1 në Madrid ndaj Katarit, ndërsa sot kuqezinjtë kanë mundur 1-0 Iranin, takim i zhvilluar në Stamboll. Ndaj Iranit trajneri De Biazi provoi disa alternativa, ku në portë debutoi portieri Entrit Berisha dhe në pjesën e dytë debutoi me kuqezinjtë e mëdhenj edhe mesfushori Mërgim Brahimi. Ndaj Iranit u pa një Shqipëri e rinuar dhe premtuese për të ardhmen, ku shikohet se stafi i ri ka nisur një projekt ambicioz. Trajneri De Biazi po tregon se tani Shqipëria ka plot alternativa, gjë e cila na jep besim se mund të realizohet ëndërra. Ndonëse me njw formacion eksperimental, Shqipëria bëri një paraqitje të mirë ndaj Iranit, ku padyshim pjesa e dytë ishte më e mirë për kuqezinjtë. Në këto dy ndeshje miqësore, me Katarin dhe Iranin, është parë se kemi fituar një lojtar me plot vlera në mbrojtje si Mërgim Mavraj. Goli i fitores për Shqipërinë ka ardhur në minutën e 60-të ku Emiljano Vila ka shfrytëzuar topin e kthyer nga mbrojtja iraniane dhe nga jashtë zonës godet bukur dhe shënon, 1-0. Trajneri De Biazi në këtë takim ka bërë disa zëvendësime, dhe në përfundim trajneri italian ka mbetur i kënaqur, kryesisit nga mbrojtja. Trajneri De Biazi pohoi se dyert e kombëtares janë të hapura për të gjithë, por më parë ata duhet ta meritojnë. Natyrshëm kjo politikë e dyer të hapurave rrit cilësinë tek Shqipëria dhe le të shpresojmë për një të ardhme ndryshe.
