Muntari, edhe dy vite në Milan

Sulley Ali Muntari ka marrëveshje për të mbetur në Milan edhe për dy vite, ka njoftuar menaxheri i tij, Federico Pastorello.
Mesfushori ganez iu bashkua Rossonerëve në janar në formë huazimi nga rivali i qytetit Inter. Kontrata e tij me Nerazzurrët ka skaduar në fund të sezonit andaj ai është i lirë të nënshkruajë për Milanin.
“Muntari do të qëndrojë në Milan për dy vitet e ardhshme. Vazhdimi është formalitet dhe nuk do të ketë probleme. Milani do të bëjë njoftim së shpejti”, deklaroi Pastorello për Milan News.