Milanit i duhen përforcime

Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva i është bashkuar thirrjes së sulmuesit Zlatan Ibrahimoviçit në kërkim të përforcimeve në klub.
Suedezi theksoi se Rossonerët “nuk kanë para” për të vlerë futbollistë të nivelit të lartë. Njësoj mendon edhe Thiago.
“Ibra dhe unë duam të njëjtën gjë, që është të fitojë Milani. Ky sezon ishte ashtu-ashtu, andaj për të fituar në edicionin e ardhshëm na nevojiten përforcime”, deklaroi Silva për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.