Formula 1 Provat zyrtare shtyhen ne 0100 te mengjesit
Provat zyrtare të Formula 1 në Australi u shtynë për në orën 1 të natës.
Stuhia doli më e fortë sesa sporti në Melburn, ndaj edhe organizatorët e Çmimit të parë të Madh të sezonit, u detyruan të anulonin gjithçka për të mos rrezikuar pilotët.
Tashmë, nga provat zyrtare deri tek gara do të ketë një distancë prej vetëm 6 orësh, pasi starti në autodromin e Melburnit do të jetë në orën 7 të së dielës.
Mëngjesin e së shtunës u arrit të zhvillohej vetëm pjesa e parë e provave, nga 3 të parashikuara gjithsej. Më i shpejti në 10 minutat e para ishte Niko Rosberg me makinën Mercedes dhe pas tij doli Fernando Alonso me Ferrarin.
Makinat Red Bull nuk arritën të bënin paraqitje shumë të mira, por gjithsesi u kualifikuan për të vazhduar provat.