E Diel, 1 Nëntor 2026

La Liga Reali i Madridit pret sonte Majorken ne Bernabeu

Një fitore e sotme do ta afronte në 10 pikë nga Barcelona kryesuese. Këtë mendon Reali i Madridit ndërsa luan në fushën e tij ndaj Majorkës, në kampionatin spanjoll.
Skuadra e Murinjos pritet të luajë me një ekip shumë ofensiv në kërkim të 3 pikëve dhe me synim përforcimin e vendit të dytë në renditje.
Mungesat e vetme vazhdojnë të jenë Kasijas dhe Di Maria.
Kristiano Ronaldo do të synojë të rrisë sasinë e golave të realizuar në vitin 2013. Deri tani, ylli portugez ka shënuar 20 gola, vetëm një më pak sesa Mesi në vitin 2012, vit në të cilin lojtari i Barcelonës theu rekordin botëror.
Kryesuesja Barcelona do të luajë nesër në fushën e vet ndaj Valekanos.
Në renditje, Barça kryeson me 71 pikë pas 27 ndeshjesh, Reali ka 58 dhe Atletiko e Madridit 57 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›