E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Flamurtari mund Tiranen 6-3 ne kryeqytet

Trajneri Nevil Dede kishte vendosur të ishte mes tifozëve. Por, as si ultras, Tirana e tij nuk e kënaqi.
Skuadra bardheblu u mund 3-5 në fushën e vet nga Flamurtari dhe Europa duket gjithnjë e më larg kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në mbyllje të Superligës.
Çfarë ndodhi në impiantin e rrënuar të “Selman Stërmasit”? Mund të themi ç’të duam, por aty pati shumë gola dhe përmbysje.
Vendasit udhëhoqën në pjesën e parë, edhe pse në një moment ndeshja u ndërpre për shkak të parullës së “Tirona Fanatics”-ave.
Morina shënoi golin e parë duke gëzuar trajnerin e tij, por kënaqësia ishte e shkurtër. Kaluan vetëm pak minuta dhe Gjergji Muzaka barazoi. Një gol i ish-lojtarit bardheblu.
Por, deri në pushim të së parës, sundimtare në fushë ishte Tirana. Taku barazoi ndihmuar nga një devijim vendimtar i topit dhe pranë fundit, ishte radha e Gilman Likës.
Shkodrani tregoi klas në golin e tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›