E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli shqiptar, një histori gjobash

/* */

Në fakt, rasti i vendimit të FIFa-s për të ndëshkuar Dinamon, për shkak të mospagimit të një shumë të caktuar lojtarit të saj, Dario Bodrusiç, nuk është i pari për një klub shqiptar. Sezonin e kaluar, Elbasanit iu hoqën po 3 pikë, ndërkohë që klubi verdheblu u detyrua t’i paguajë 11 mijë euro kroatit Darko Periç, për të mos rënë automatikisht një kategori më poshtë.

LOJTARËT - Në fakt, Dinamo është ballafaquar me një rast të ngashëm, kur shqiptaro-kroati Pllumb Jusufi, ish-futbollisti i Dinamos në sezonin futbollistik 2008-2009, hodhi në gjyq klubin blu për mungesën e pagesave, në një kohë që ai pat nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe qëndroi një vit. Gjoba që Dinamo mori nga FIFA ishte 35 mijë euro, por që Dinamo arriti ta argumentonte se ishte në rregull me letrat. Një ankesë të tillë e pat bërë dhe sulmuesi kroat Frane Petriçeviç, që luajti vetëm gjashtë muaj në sezonin 2008-2009, por duket se FIFA më tepër është ndalur në ankesën e Jusufit. Historia e lojtarëve të pa paguar dhe të ankuar, si në FIFA ashtu dhe në Federatën Shqiptare të Futbollit është e gjatë, por ne po përmendim vetëm disa prej tyre, vetëm në këtë sezon. Dy ish-lojtarët serbë të Tiranës së sezonit të kaluar, Ivan Gvozdenoviç dhe Mlladen Zizoviç kërcënuan se do ta hidhnin në gjyq ish-klubin e tyre, nëse ai nuk do t’u paguante rrogat e prapambetura, përkatëasisht 13 400 euro dhe 9 900 euro. Janë të shumtë lojtarët shqiptarë, të cilët kanë fituar “gjyqet” me ish-skuadrat e tyre. Rasti më i freskët i përket ish-lojtarit të Vllaznisë, Suad Lici, pak ditë më parë fitoi gjyqin me ish-skuadrën e tij (2005-2006) në shumën e 31 200 dollarëve.

KOMBËTARJA - Edhe Kombëtarja jonë nuk ka shpëtuar pa paguar gjoba, herë për fishekzjarrët, shashkat, sjelljes së tejkaluar të tifozëve, apo edhe për... mungesën e ujit të ngrohtë në dushe, siç ishte rasti në ndeshjen Shqipëri-Danimarkë (1-1, 9 shtator 2009). Kjo ndodhi, më tetor të vitit 2009. Atëherë, FIFA gjobiti Federatën Shqiptare të Futbollit me 15 mijë euro. Më 13 nëntor 2007, Federata Shqiptare e Futbollit, u gjobit nga Komisioni i Apelit në UEFA me 60.000 franga zvicerane, për shashkën e hedhur në ndeshjen Shqipëri-Hollandë (0-1, 12 shtator 2007), një shumë afërsisht 40 mijë euro. Katër ditë më pas, Shqipëria luante ndeshjen me Bjellorusinë. Në fakt, ajo ndeshje ishte e parashikuar te luhej pa shikues, nga një vendim i Komisionit të Disiplinës të UEFA-s. Por, FSHF ndërhyri që ajo të luhej me tifozë kundrejt pagesës së gjobës prej 40 mijë eurosh. Më 24 mars, 48 orë para ndeshjes me Bjellorusinë (1-0, 26 mars 2011),  sërish mbërriti fleta e gjobes nga ana e UEFA-s. 40 mijë euro. Shkaku: për hedhjen e fishekzjarrëve dhe objekteve në fushe gjatë ndeshjes Shqipëri-Bosnjë (1-1, 9 tetor 2010) për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012.

Mashtrimi i Gudjabit

Disa nga të huajt janë larguar duke lënë prapa përshtypjen më të keqe. Sulmuesi afrikan El-Haxhi Gudjabi e braktisi Skënderbeun e u zhduk pa lënë adresë, pasi kishte marrë këstin e parë prej 20 mijë eurosh më prag të sezonit 2008-2009. Edhe pse u bë disa herë i gjallë me “cërre” ish-sulmuesi i Dinamos nuk u shfaq më në Korçë.

Arratisja e Kariokes

Sulmuesi brazilian i Partizanit, Antonio Vana Karioka, ishte një lojtar cilësor, që dallohej për shpejtësinë e tij dhe nuhatjen para portës. “Karioka” një ditë të bukur u largua në mënyrë misterioze nga Shqipëria, në fillim të sezonit 2006-2007, vetëm një javë pasi presidenti i “demave” i kishte paguar 15 mijë dollarë.

Arrestimi i Abilios

Braziliani Abilio mbetet një ndër lojtarët e huaj më të spikatur që kanë luajtur në kampionatin shqiptar. Ish-futbollisti i Partizanit e Vllaznisë u arrestua në një aeroport të Brazilit për vrasje, pasi policia e Mato Grosos kishte ngatërruar me vrasësin e vërtetë me te cilin kishte emër të ngjashëm. U la i lirë pas dy javësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›