Top 10 golat e vitit 2012

Zlatan Ibrahimoviç ka bërë me dhimbje koke FIFA-n. Kjo për faktin se suedezi e ka shënuar golin e shekullit kundër Anglisë vetëm pak orë pasi ishin përzgjedhur dhjetë rrjetat më të bukura të vitit 2012, që do të konkurrojnë për çmimin “Puskas”.
Megjithatë, edhe në listën aktuale perlat nuk mungojnë. Duke nisur nga Agyemang Badu i Ganës, nga zhvillimet e një goditje këndi.
Vend ka edhe për driblimet marramendëse të yllit të Newcastle, Hatem Ben Arfa.
Nuk mund të mungonte Radamel Falcao, gjatë miqësores së Atletico Madrid me America de Cali, me një roveshatë të shkëlqyer.
Luan te Vancouveri, në një ligë modeste, por Eric Hassli vazhdon të shënojë gola të jashtëzakonshëm. E kishte bërë në 2011-ën dhe mbeti jashtë, por tani FIFA nuk mund ta përjashtonte.
Konfederata botërore tregon se nuk i përjashton ekipet modeste. Në konkurrim është edhe goli me goditje akrepi i Gastón Mealla-s, me Nacional Potosi të kategorisë së dytë boliviane.
Surpriza vjen nga Fenerbahçe, në konkurrim me dy lojtarë. I pari është Moussa Soë, për golin në derbin me Gallatasaray-n.
Pas tij, gol ëndrrash shënon edhe Miroslav Stoch, me një koordinim perfekt nga harkimi i goditjes së këndit.
Jashtë listës nuk mund të mbetej Lionel Messi, për golin e 9 qershorit në miqësoren me Brazilin, ku në 7 sekonda ka prekur 11 herë topin dhe shënon me parabol.
Një rival i tij është braziliani Neymar i Santosit, për golin kundër Internacionalit, me shkëputjet e tij të zakonshme.
Në fund, në mënyrë simbolike, FIFA ka vendosur që në garë të jetë edhe një ferëm. Bëhet fjalë për Olivia Jimenez e Meksikës, me një gol aspak banal. Goditje nga 40 metra, që edhe golegët meshkuj do ta kishin zili.
Votimi bëhet në faqen e FIFA-s deri më 29 nëntor, ndërsa çmimi jepet më 7 janar 2013 në Zyrih, në mbrëmjen e dorëzimit të “Topit të Artë 2012”.