E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1, ndryshon sistemi i pikëve



Kundër krizës financiare, bashkimi bën fuqinë. FOTA, Federata Ndërkombëtare e Konstruktorëve të Formula 1, e formuar në shtator të vitit 2008 dhe e drejtuar nga Luka di Montezemolo, ndërmori disa rregullime teknike, sportive e komerciale, të cilat priten të aprovohen më pas nga FIA, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit.
Sistemi i ri ka të bëjë me pikët në Çmimet e Mëdha, reduktimin e gjatësisë kilometrike të garës në total dhe masa të rëndësishme për të prerë kostot.
Sistemi i ri i pikëve parashikon 12 për vendin e parë e jo më dhjetë pikë për fituesin e garës, 9 pikë për të dytin dhe 7 për të tretin. Vendet nga i katërti te i teti do të marrin sërish si më parë 5, 4, 3, 2 e 1 pikë.

Curri, gol e asist në fitoren 5-0

Sulmuesi shqiptar, Skerdilajd Curri, shënoi një gol të bukur në fitoren 5-0 të Erzgebirge Aue kundër Karl Zeis Jenës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Bundesligës 3 gjermane. Veterani kavajas dha edhe asistin e golit të katërt të realizuar nga Ensel me kokë. Trajneri i Erzgebirge Aue, Riko Shmidt, tha: “Jemi shumë të kënaqur. Ishte një ditë e madhe për Skerdilajd Currin. Përgatiti një gol, e më pas shënoi edhe vetë”. Ndeshja u ndoq nga 10 mijë shikues.

Mançester Siti-Venger

Mançester Siti e ka individualizuar trajnerin aktual të Arsenalit, Arsen Venger, si teknikun ideal për sezonin e ardhshëm. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta angleze “Daily Mirror”.

Marseja-Cana

Lorik Cana, i lënë pushim ndeshjen kundër Kaen, pritet të jetë i gatshëm për takimin ardhshëm të Olimpikut të Marsejës kundër Valensien në kampionatin francez.

6 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›