G99:Meta-Berisha kanë shpërdoruar fondet

Partia G99 ka zhvilluar punë komunitare për pastrimin e lagjeve të Tiranës. Sipas liderit të kësaj partie, Erjon Veliaj, për të realizuar ndryshimin lipsen komunitete të forta. "Qytetarët janë energjia pozitive pas 115 ditësh ndërsa Meta e Berisha, janë energji negative", u shpreh ai. Veliaj akuzoi kreun e LSI-së Meta dhe kryeministrin Berisha se kanë dhënë fonde pafund për konventat e mllefit.