E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi: “Besojmë të Liga e Kampioneve”



Drejtori Sportiv i Juventusit, Alesio Seko, ritheksoi rëndësinë e kësaj periudhe në shtëpinë bardhezi. “Në një moment si ky, - tha Seko për mikrofonat e ‘Juventus Channel’, - mund ta gjykosh sezonin si në një kuptim ashtu dhe në një tjetër. Deri tani bilanci i sezonit është pozitiv, pasi jemi në garë në tri fronte. Rezultati i Çelsit (Juve humbi 1-0) është i kthyeshëm, ashtu si ai me Lacion në Kupën e Italisë”.

Baloteli i Interit lë spitalin

Sulmuesi i Interit, Mario Baloteli, doli nga spitali natën midis së mërkurës dhe së enjtes, pasi personeli mjekësor e konsideroi të ezauraur problemin. Baloteli pati një dëmtim në minutën e 52-të të ndeshjes Sampdoria-Inter (3-0, gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë), duke pasur probleme në frymëmarrje. Sulmuesi i ri italian u transportua më pas në spital, ku iu dha edhe ndihma mjekësore.

Euro 2016, Franca zyrtarizon kandidaturën

Federata Franceze e Futbollit zyrtarizoi kandidaturën e saj për të pritur finalet e Kampionatit Europian të Futbollit të vitit 2016. Lajmin e konfirmoi presidenti i FFF-së, Zhan-Pier Eskalet. Një bashkëpunim midis Francës e Italisë është i përjashtuar. “Nuk ka pasur kontakte zyrtare apo jozyrtare të Federatës Italiane, - tha Eskalet. “Ne do të hyjmë për të fituar dhe do ta organizojmë vetëm Europianin”.

Rumenige: “Barcelona? Riberi, i pashitshëm”

Karl-Heinc Rumenige përgënjeshtroi përfundimisht interesimin e Barcelonës për Frank Riberinë. “Ai është i pashitshëm, - shpjegoi për gazetën franceze ‘L’Equipe’ presidenti i Këshillit Administrativ të Bajernit të Munihut, - por edhe vetë Laporta më siguroi që nuk ka bërë asnjë ofertë për të. Nuk do ta lëmë të largohet për çfarëdolloj shifre”.
Viktimë e një dëmtimi në nofull të mërkurën, në ndeshjen e humbur në Kupën e Gjermanisë kundër Bajerit, Frenk Riberi mund të mungojë në ndeshjen e së shtunës në kampionatin gjerman kundër Hanoverit. Të dëmtuar janë dhe Tim Borovski e Bastian Shvajnshtajger.

6 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›