E Diel, 1 Nëntor 2026

TIA:Ligji favorizon korrupsionin me pronat

Transparency Internacional Albania në një konferencë për shtyp ka analizuar situatën e korrupsionit me pronat ku ka vënë theksin kryesisht tek hapësirat që krijon ligji për abuzime. Sipas TIA 60 për qind e ankesave adresohen për çështjen e pronave çka tregon nivelin e lartë të abuzimit. Megjithatë sipas TIA ka pasur përmisime në legjislacion, por nga ana tjetër është shtuar konfuzioni tek qytetarët. Një fakt negativ është mospërfundimi ende në kohë i regjistrimit fillestar të pronave. Të dhënat e TIA janë pjesë e një studimi që ky institucion ka parë për nivelin e korrupsionit me pronat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›