E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunësia, shkurti shënon shifrën më të lartë të 25 viteve të fundit

Shkalla e papunësisë në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës ka
shënuar pikën e saj më të ulët në
25 vitet e fundit. Vetëm muajin
e fundit kanë humbur vendet e
punës 651 000 amerikanë. Kësaj
shifre i shtohet edhe ajo prej 161
000 të papunëve të muajit janar.
Që nga fillimi i recesionit, në
dhjetor të vitit 2007, ekonomia
amerikane ka regjistruar humbjen
e 4.4 milionë vendeve të
punës. "Ekonomia është në rënie.
Bizneset po falimentojnë dhe
punëtorët po humbasin bukën e
gojës", deklarojnë analistët ekonomikë.
Sipas tyre ka të ngjarë
që në të ardhmen e afërt humbjet
të jenë 1 milion vende pune në
muaj. Sipas departamentit të
punës, shkalla e papunësisë në
muajin shkurt ishte më e larta që
nga dhjetori i vitit 1983, çka do të
thotë se ishte më e larta e shënuar
këto 25 vitet e fundit në Shtetet e
Bashkuara. Që nga fi llimi i recesionit
rritja e papunësisë është
përqendruar te shtresa e mesme.
Administrata e Obamës, e cila
ka miratuar paketën e stimulit
ekonomik prej 787 milionë dollarësh,
synon që ta përmirësojë
ndjeshëm ekonominë e bashkë
me të të shtojë edhe numrin e
vendeve të punës. Suksesi i planit
të Obamës varet nga stabilizimi
i sistemit fi nanciar, që është në
një krizë të thellë dhe stabilizimi
i tregut të kredive, që është në
qendër të situatës së nderë.
Megjithatë, edhe për shumë muaj
situata pritet që të përkeqësohet,
jo të përmirësohet dhe se numri i
muajit shkurt, për sa u përket të
papunëve, mund të jetë shumë
pozitiv në krahasim me atë të
muajve në vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›