Formula 1 pa pilote italiane
Në Botërorin 2012, në pistat e Formula 1 nuk do të garojë asnjë pilot italian. Në fakt, skuadra Katerham ka vendosur të largojë Jarno Trulin, duke e zëvendësuar me Vitali Petrov.
Piloti rus, i cili kishte mbetur pa njëvendëshe menjëherë pas mbylljes së sezonit të kaluar, fitoi vendin në skuadër, mbi të gjitha falë faktit se ka marrë me vete një valixhe me vlerë 10 milionë euro.
Përballë kësaj shifre, ish-ekipi Lotus, që në dy sezonet e fundit në F.1 nuk kishte arritur të grumbullonte asnjë pikë, nuk është menduar dy herë dhe ka larguar 38-vjeçarin Truli. Konfirmimi erdhi pas një deklarate për shtyp të pronarëve malajzianë të skuadrës.
Petrov do të provojë makinën Katerham për herë të parë në Barcelonë, për provat e dyta sezonale që do të mbahen nga 21 deri më 24 shkurt. Shoku i tij i skuadrës do të jetë finlandezi Heiki Kovalainen.
Ndërkohë, ky vendim ka qenë një goditje e madhe për Italinë, që edhe pas largimit të Vitantonio Liuzi, ka mbetur pa përfaqësues në pistë. Kjo ka ndodhur vetëm tre herë në histori, ndërsa hera e fundit ishte në 1971-in, ose më shumë se 40 vjet më parë.