Manchester Siti ankese per racizmin

Mançester Siti ka paraqitur një ankesë zyrtare te UEFA kundër tifozëve të Portos, të cilët kanë ofenduar Mario Balotelin dhe Jaja Ture me thirrje raciste.
Mediat britanike theksonin se gjatë fitores 2-1 të “sitizëns” në Portugali, sfida e parë në 1/16-at e Europa League, në adresë të lojtarëve bëheshin britma sit ë majmunëve. Nga të dy lojtarët, sulmuesi me pasaportë italiane ka qenë shënjestra e preferuar e tifozëve, gjatë pjesës së parë të lojës, por edhe në momentin kur u zëvendësua.
Një zëdhënës i klubit anglez konfirmoi se Baloteli i dëgjoi ofendimet raciste, e se për këtë çështje u njoftua edhe delegate i UEFA-s. Jaja Ture pohoi se kishte “dëgjuar diçka” dhe theksoi se kampionati anglez i pëlqen pikërisht sepse nuk ndodhin gjëra të tilla.
Ndërkohë, trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini deklaroi se nuk kishte dëgjuar asgjë.
“Nuk i dëgjova thirrjet sepse isha i përqendruar te ndeshja. Gjithsesi, mendoj se këta lojtarë janë të fortë. Për këtë arsye fola me Balotelin përpara ndeshjes dhe I thashë të mendonte vetëm për të luajtur dhe të mos I kushtonte rëndësi gjërave të tjera. Futbolli është e vetmja gjë që ka rëndësi”- u shpreh ai
Racizmi është një temë e nxehtë edhe në futbollin anglez, me çështjen Suarez-Evra që vazhdon të jetë temë e ditës, por edhe me kapitenin e Çelsit, Xhon Terri, që përballet me akuza kriminale, për komentet ndaj mbrojtësit Anton Ferdinand.