Sulmuesi kryesor i Tiranes optimist per titullin kampion
Ai quhet Bekim dhe ka qenë me të vërtetë një bekim për skuadrën bardheblu. Pa Bekim Balën ndoshta Tirana nuk do të ishte vetëm dy pikë larg kreut, ndonëse një skuadër nuk varet vetëm nga një lojtar. Sulmuesi shkodran ndihet shumë optimist për titullin kampion, pas fitores 2-1 në Durrës ndaj Teutës. Gjithsesi, 21-vjeçari e di mirë se një lule nuk e sjell pranverën, pra as fitorja në Durrës nuk është përfundimi, por vazhdimi i kësaj lufte të gjatë. Për fat, kampionati pati një ndërprerje dhe Bala pati mundësi të merrte veten pas një dëmtimi në shpinë, ndaj edhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit.