Formula 1 pilotja rrezikon jeten

Në cirkuitin e aerodromit të Duksfordit në Angli është regjistruar një aksident I rëndë. Spanjollja Maria De Vilota, pilote e testimeve të skuadrës së Formula 1, Marusia është përplasur me një kampion të skuderisë.
Ndihma e shpejtë ishte e menjëhershme, ndërsa pilotja iberike është transportuar menjëherë në spitalin e Kembrixh. Ky është sezoni kur De Vilota ka debutuar në njëvendëshen e skuadrës ruse.
Reporteri i BBC-së, Kris Man, i cili ishte i pranishëm gjatë provave, ku skuderia po testonte një paketë të re aerodinamike tregoi se aksidenti ndodhi papritur dhe në mënyrë të pashpegushme. “Makina rriti shpejtësinë në mënyrë të pashpjegueshme dhe u përplas me pjesën e pasme të një kamioni të skuderinë”, shpjegoi ai.
Gjithçka ndodhi në momentin kut De Vilota po përgatitej të hynte në bokse, ndërsa përplasja ndodhi me rreth 70 km/h. Skena ishte tronditëse, pasi kaska e De Vilotas doli nga koka, ndërsa pilotja 32-vjeçare nuk dha shenja jete për afro 10-15 minuta. Më pas ajo nisi të lëvizte duart, megjithatë u nevojit afro një orë që mjekët të ishin të sigurt se mund ta transportonin në ambulancë pa i rrezikuar jetën.
Sipas raportimeve më të fundit, pilotja testuese e skuadrës Marusia ka pësuar plagë në fytyrë dhe në kokë, megjithatë ajo është e vetëdijshme dhe ka nisur të flasë me të afërmit që ndodhen në spital.
Maria De Vilota, është vajza e ish-pilotit të Formula 1, Emilio De Vilota, ndërsa më parë ajo ka punuar për skuadrën Reno, kishte garuar në Formula 3 spanjolle dhe kishte marrë pjesë në garën 24 orëshe të Daitonës.