Spanja heshti kritikët

Mesfushori i Real Madridit dhe i Spanjës, Xabi Alonso ka thënë se Spanja tashmë ua ka ndërruar mendjet shume njerëzve, pas triumfit në Euro 2012 kundër Italisë. Mediet gjatë tërë kohës kishin shkruar se loja e ‘La Rojas’ ishte bërë e mërzitshme.
“Ne kemi dëgjuar dhe kemi parë se çfarë është shkruar për ne. Këto gjëra ndodhin. Tani shpresoj se ata kanë një mendim ndryshe”, tha Alonso.
Pas këtij triumfi, Spanja është bërë kombëtarja e parë që ka fituar tre kampionate të mëdha, përfshirë këtu dy kampionate evropiane dhe një Kampionat Botëror.