Zanetti: Do luftojmë për titullin

Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti ka thënë se skuadra e tij do të luftojë sërish për titullin e më të mirit në Itali.
Interi ka pasur një sezon të vështirë vitin e kaluar dhe pas emërimit të Stramaccionit në krye të shtabit teknik, përfundoi në vendin e gjashtë duke siguruar një vend në Europa League.
“Ne duam t’ia nisim sa më shpejt kampionatit dhe do të kemi një sezon të madh. Do të jemi një ekip me ide të qarta dhe qëllimi ynë është të luftojmë për titullin”, tha Zanetti për Sky Sport. Ndërsa për Europa Leaguen tha se është një garë prestigjioze dhe se do të dëshironin ta fitonin.