Van Persie, i pashitshëm

Kryetari i Arsenalit, Peter Hill-Wood, ka hedhur poshtë çdo mundësi të shitjes së yllit të skuadrës Robin van Persie dhe ka thënë se ende as Manchester City e as ndonjë skuadër tjetër nuk ka bërë ndonjë ofertë për të.
“Ne nuk jemi të interesuar për ta shitur atë. Ende asnjë skuadër nuk ka bërë ndonjë ofertë për të dhe ai nuk është në bisedime me askënd”, tha Hill-Wood.
Van Persie ka vetëm edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe ishte raportuar se për shërbimet e tij janë të interesuara shumë skuadra si Man City, Juventus, Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.