Formula 1
Renaulti ka zgjedhur: Robert Kubika do të jetë zëvendësuesi i Fernado Alonsos (i cili kaloi te Ferrari) për sezonin e ardhshëm. Polaku 24-vjeçar ka firmosur kontratë 1-vjeçare me prodhuesin francez. Për Kubikën, i cili ka fituar Çmimin e Madh të Kanadasë gjatë vitit të kaluar, ishin të interesuara edhe Tojota dhe Uilliams, menjëherë pasi BMV-ja konfirmoi se do të largohej nga cirkuitet. "Me Renaultin kam një lidhje të veçantë: në vitin 2005, me këtë markë fitova në ‘World Series‘. Kjo i hapi rrugën kalimit tim në Formula 1", tha piloti.