Drogba thërret Vieiran te Çelsi
"Patrik do të ishte një blerje e madhe për ne". Didier Drogba thërret Vieiran te Çelsi. Sulmuesi afrikan ka thënë për "The Sun": "Të mos harrojmë se në janar do të humbasim shumë lojtarë të impenjuar në Kupën e Afrikës, mbi të gjitha në mesfushë". Drogba ka theksuar edhe respektin për Zhoze Murinjon. "Është i përgatitur faktikisht dhe special në aspektin psikologjik. Zhose di si t‘i bindë lojtarët që japin gjithmonë maksimumin. E dua sepse më ka ndihmuar të rritem dhe të përmirësoj shumë; për të do të isha gati të thyeja një këmbë".