E Diel, 1 Nëntor 2026

Josef Blater i hapur për sistemin e "syrit të fajkoit"

Futbolli dhe teknologjia, në tabu deri më tani, një realitet ndoshta nesër. Diskutimi mbi impenjimin e teknologjisë në botën e topit ka filluar prej shumë kohësh. Disa kundërshtojnë, si presidenti i UEFA-s Mishel Platini, i cili preferon impenjimin e gjyqtarëve të zonës, pasi "katër sy funksionojnë më mirë se dy", por ka edhe nga ata që nuk e përjashtojnë përdorimin e teknologjisë. Një prej tyre është Josef Blater. Presidenti i FIFA-s, prej kohësh kundër moviolës në fushë, duket më i butë për temën e teknologjisë për të shmangur "golat fantazmë". Prandajm Blater është shprehur i disponueshëm për të marrë në konsideratë hipotezën e mbështetjes te sistemi "hawk-eye" (syri i fajkoit), instrument i përdorur në disiplina të tjera, në veçanti në tenis, ku demonstron qartë trajektoren e topit. "Shpikësi i ‘hawk-eye‘, Paul Hawkins, ka thënë publikisht se sistemi i tij do të funksiononte. Do ta marrim në konsideratë me kënaqësi", ka pohuar Blater. Përdorimi i "syrit të fajkoit" mund të jetë një ndihmë e vlefshme për gjyqtarët e ndeshjes në situata të vështira për t‘u interpretuar, si ajo ku protagonist ishte Alberto Xhilardino në ndeshjen Fiorentina-Lacio. Por, megjithatë, mendohet se "hawk-eye" do ta ketë të vështirë të ndërtojë trajektoren e një topi në fluturim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›