E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona lëviz për Fabregas e Robinjon

Barcelona do të tentojë të marrë Robinjon në merkaton e janarit nga Mançester Siti, ndërsa gjatë verës, kontingjentit të Pep Guardiolës synohet t‘i shtohet edhe Çesk Fabregas. "El Mundo Deportivo", imitoi markën e Kristiano Ronaldo "CR9", duke i vendosur operacionit për këtë dyshe emrin "CR10". Gazeta katalane shkruante se gjatë verës që kaloi Joan Laporta gjeti akordin me Fabregas, ndërsa tashmë mungon vetëm marrëveshja me Arsenalin. Kalimi i Robinjos duket më i thjeshtë, pasi braziliani dëshiron të luajë në "Kamp Nou".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›