Braida në Brazil, Milano do Adrianon
Pas Vierit dhe Ronaldos, Milani synon të afrojë një tjetër ish-lojtar të Interit. Ariedo Braida, i cili ndodhet në Brazil për të vëzhguar tregun amerikanojugor, ndodhej në tribunë në sfidën Flamengo-Fluminense, ku Adriano shënoi dy gola. Duket se në Rio kanë filluar kontaktet e para: Milani kërkon të afrojë sulmuesin që prej janarit, ndoshta edhe në qershor. Adriano i ka hedhur pas shpine problemet me alkoolizmin, ndërsa në kontratën me Flamengon parashikohet që ai mund të largohet, nëse ka oferta nga klubet e mëdha europiane.