Kapelo, trajneri më i pasur, Bekam, "bosi" i futbollistëve
Është Fabio Kapelo trajneri më i pasur në Angli, të paktën sipas klasifikimit special të revistës "FourFourTwo". Trajneri i Anglisë mban vendin e parë falë një pasurie prej 32.5 milionë eurosh, me të ardhura nga kontrata me Federatën Angleze (rreth 7 milionë euro në vit), nga koleksioni i tij i artit (rreth 18 milionë euro) dhe kontratat sponsorizuese. Në podin e trajnerëve të pasur është edhe Roi Kin, trajneri i Ipsuich Taun, i dyti me 29 milionë euro. Vendi i tretë për Sër Aleks Ferguson, menaxherin e Mançester Junajtid, me rreth 24 milionë euro. Pas tij vjen Karlo Ançeloti, trajneri i Çelsit, me 18.4 milionë eurot e tij. Mes lojtarëve, Devid Bekam dominon klasifikimin e më të pasurve me një pasuri përtej 135 milionë eurove. Pas tij, por me një diferencë të madhe, vjen Majkëll Ouen (Mançester Junajtid) me "vetëm" 41 milionë dhe Uejn Runi (Mançester Junajtid) me 40. Bosët e vërtetë të futbollit janë pronarët, investitorët e klubeve. I pari që ka një pasuri prej gati 20 miliardë eurosh është manjati indian, Lakshmi Mital, pronar së bashku me Berni Ekleston dhe Flavio Briatores i Queens Park Rangers. Pas tij vijnë sheiku Sheikh Mansour bin Zayed al Nahyan (18.5 miliardë), pronari i Mançester Sitit, e Roman Abramoviç, padroni i Çelsit, me 8.4 miliardë.