E Diel, 1 Nëntor 2026

U-21, Januzi: “Në Austri për fitore”



Shqipëria U-21 do të luajë sot në Vjenë kundër homologes nga Austria, në sfidën e saj të katërt në eliminatoret e Kampionatit Europian 2011. Shqipëria fitoi të shtunën e kaluar 1-0 me Azerbajxhanin, dhe me këtë rezultat fitoi edhe Austria me Skocinë. “Ndeshja me Azerbajxhanin tashmë është harruar. Në Austri do të shkojmë për fitore. Do të japim maksimumin. Besoj se do të kthehemi me pikët maksimale”, - tha sulmuesi Ahemd Januzi, i cili nuk u aktivizua në fitoren kundër azerëve për arsye shëndetësore. “Është një ndeshje e fortë. Në do të luajmë për të treguar veten. Ekipi është më i motivuar. Fitorja të bën të kesh një entuziazëm tjetër. Do të fokusohemi te sulmi. Kjo do të jetë arma jonë. Gjithsesi, t’ia lëmë fushës, ne nuk e njohim shumë Austrinë”, - tha mesfushori Sabien Lilaj. Trajneri Artan Bushati nuk do të ketë shërbimet e Emiljano Vilës e Franc Veliut (të rikthyer në Kombëtaren A) si dhe të Hair Zeqirit, pas gjendjes jo të mirë shëndetësore të tij. Të dy skuadrat kanë nga tre pikë, Shqipëria pas tri ndeshjesh, Austria pas 2 të tilla (1 humbje me Bjellorusinë, 2-1). “Shqiptarët kanë disa lojtarë shumë të mirë në përdorimin e topit në grupin e tyre”, - tha pas fitores me Skocinë, trajneri i Shpresave austriake, Andreas Hercog. Me Austrinë U-21 luan edhe Atdhe Nuhiu, shqiptari qe zëvendësoi Hamdi Salihin te SV Ried, pas transferimit te shkodranit te Rapidi i Vjenës. Takimi Austri-Shqipëri do të drejtohet nga një katërshe gjyqtarësh nga Kazakistani me kryesor Artiom Kuçin.

GRUPI 10
NDESHJET E SHQIPËRISË
Të mërkurën, 19:00
Austri-Shqipëri

Ekipi ND P
Skocia 3 6
Bjellorusi 1 3
Austria 2 3
Shqipëria 3 3
Azerbajxhan 1 0

9 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›