Formula e Partnerëve
Aleanca Kosova e Re nuk do të marrë edhe një post ministror, ashtu siç kërkonte në bazë të marrëveshjes së koalicionit nga partneri qeverisës.
Burime të Gazetës Express në AKR kanë bërë të ditur se Kryetari i saj, Behgjet Pacolli ka gjetur një mirëkuptim me Kryeministrin Thaçi, duke u dakorduar rreth pozitave të reja nëpër bordet e agjencive të ndryshme të Kosovës.
“Nuk do të ketë Ministri të re për AKR’në. Në suazat e marrëveshjes së koalicionit është arritur një mirëkuptim i përbashkët ndërmjet Presidentit Pacolli dhe zotit Thaçi”, tha një zyrtar i lartë i AKR’së, në kushte anonimiteti.
“Janë marrë vesh që partia të ketë pozita të tjera, në vend të Ministrisë, si nëpër borde të ndryshme”, tha burimi.
E kjo duket e pakuptimtë për Nënpresidentin e AKR’së, Ibrahim Makollin, i cili ka mohuar të ketë një marrëveshje të tillë. Ai madje thotë se nuk ka dëgjuar asnjëherë më parë për një mirëkuptim të mundshëm ndërmjet Thaçit e Pacollit.
“Kjo është hera e parë që po dëgjoj për një marrëveshje të tillë, nuk jam i informuar aspak për këtë lloj mirëkuptimi”, tha Makolli.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...