E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formular për vizitat në poliklinika

 

Formulari i raportimit të vizitës mjekësore është risia e kontratave të reja me poliklinikat. Sipas ISKSH, me anë të tij detajohet i gjithë protokolli i mjekimit, diagnoza dhe mbarëvajtja e sëmundjes. Një tjetër e re është ndryshimi i klasifikimit të mjekut të familjes, kur ai nuk plotëson normën e ngarkesës, apo në raste të tjera me kërkesën e mjekut. Kjo në rastet kur mjeku pediatër kërkon të vazhdojë të mbajë fëmijët që kalojnë moshën 14 vjeç. Ndërsa paketa e shërbimeve, që këtë vit është më e detajuar, do të shërbejë edhe për kostifikimin e shërbimeve shëndetësore, që jepen në 413 qendrat shëndetësore në vend. Ajo ndihmon qendrat shëndetësore në aktivitetin e tyre të përditshëm, por nga ana tjetër i shërben ISKSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për monitorimin e tyre dhe hartimin e politikave.  Paketa paraqitet shumë transparente për të gjithë publikun që merr shërbim në këto qendra shëndetësore, në mënyrë që çdokush të dijë se çfarë shërbimesh do të përfitojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›