E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, Poni: Rama po pengon prosesin

Edi Rama po pengon procesin e pajisjes së qyetarëve të Tiranës me karta identiteti dhe pasaporta elektronike. Me këtë akuzë zv/minisri i brendhëm dhe njëkohësisht anëtari i këshillit bashkiak Ferdinant Poni, deklaron se, në kryeqytet nuk po lëshohen çertifikata për ata banorë që nuk kanë paguar taksat vendore, që sipas tij janë katërfishuar. Duke e cilësuar këtë vendim anti-ligjor, Poni i ka bërë thirrje Ramës të ndajë shërbimin e gjendjeve civile nga pushteti vendor. Më tutje, Zv/ministri i brendshëm ka raportuar mbi ecurinë e aplikimit dhe të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Numri dy i ministrisë së brendshme ka bërë të ditur gjithashtu se edhe komuniteti egjiptian do të pajisjet falas me karta identiteti, pasi të dy këto komunitete janë të përfshirë në skemën e qeverisë. Vetëm një ditë më parë, kryeministri Berisha deklaroi pajisjen falas të komunitetit romë me letërnjoftimet elektronike, gjë e cila ndezi revoltë në kominutetin tjetër shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›