E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prindërit: Greko-anglezi abuzoi me djalin tonë

 

TIRANE - Prindërit e një 13-vjeçari pohuan dje në Gjykatën e Tiranës se greko-anglezi Dino Christodoulou kishte përdhunuar djalin e tyre, në maj të vitit 2005. Adriatik Dalipi dhe Elvira Muharremi dëshmuan para trupit gjykues, që po shqyrton çështjen në ngarkim të dy anglezëve të ekstraduar në Shqipëri një vit më parë. Ata pohuan se më 6 maj 2005, kur komuniteti rom festonte "Shën Gjergjin", djali i tyre, atëherë 9 vjeç, u ishte ankuar se gjatë kohës që qëndronte në jetimoren "Fëmijët e tij" ishte abuzuar seksualisht nga Christodoulou. Pas kësaj, dëshmia e tyre u kundërshtua nga mbrojtja e greko-anglezit, që paraqiti një dokument, me të cilin vërtetohej se anglezi ishte larguar nga Shqipëria në tetor 2004. Po kështu, i bashkëpandehuri me të Robin Arnold tha se Christodoulou ishte larguar nga Tirana shumë kohë para tij, dhe se David Brauni mbante shënime të hollësishme dhe të plota për çdo fëmijë të jetimores.                      f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›