E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi premton kompensime të kënaqshme

09/04/2009  Shpronësimet për rrugën Levan-Tepelenë

FIER- Fillimi i punimeve në autostradën Levan –Tepelenë ka shkaktuar pakënaqësi tek fermerët e komunës Frakull për shkak të çmimit të shpronësimeve të tokës. Ata kanë protestuar ditë më parë për të mos lejuar fillimin e punimeve në qoftë se nuk shpronësohen sipas çmimit aktual të tokës. Ministri i Transporteve Sokol Olldashi pohon se ky problem është duke u diskutuar për t’i dhënë një zgjidhje të mirë problemit. Mospërputhja me çmimin e shpronësimeve dhe pakënaqësitë kanë ardhur se shumë banorë dhe fermerë janë paguar sipas legjislacionit të vjetër në lidhje me shpronësimet, ndërsa pjesa tjetër në bazë të kuadrit të ri administrativ. Gjithsesi ky shqetësim sipas ministrit Olldashi do të zgjidhet së shpejti. “Në të vërtetë ka një diskutim në lidhje me këtë çështje sepse në etapën e parë të shpronësimeve, shpronësimet janë bërë në bazë të legjislacionit të vjetër, ndërsa grupi i dytë i shpronësimeve është bërë në kuadrin e ri administrative dhe ka një çmim më të favorshëm të shitjes së tokës”,-ka thënë Olldashi. Ne do të gjejmë të gjitha procedurat që të arrijmë në një të mesme të kënaqshme për të gjitha banorët e Levanit dhe sigurisht do të vijojmë të procedojmë në mënyrë më të shpejtë për ndërtimin e autostradës Levan-Tepelenë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›