E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A1, 13 rregullat për ta plotësuar saktë

Jonida Tashi

Maturantët dhe ata nxënës që janë mbetës në vitet e mëparshme, për t’u regjistruar në provimet e Maturës Shtetërore 2008 duhet të plotësojnë formularin A1. Gjithashtu, formularin A1 duhet ta plotësojnë edhe nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2008 dhe që dëshirojnë të japin provimet e lëndëve me zgjedhje për të ndjekur studimet në shkollat e larta. Formulari A1 do të konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse ai është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe ju humbisni të drejtën e regjistrimit. Në rast se një kandidat ka bërë gabim në plotësim, ai mund të bëjë korrigjime, duke plotësuar dhe dorëzuar një tjetër formular A1, brenda afatit të dorëzimit të tij (10 mars 2008). Pas këtij afati kandidati nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime. Formulari A1 duhet të plotësohet me shkronja të mëdha (kapitale) Formulari A1 në pikën 4 duhet të plotësohet në bashkëpunim me mësuesin kujdestar. Formulari A1 në pikat 5 dhe 12 të plotësohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës. Pasi ta keni plotësuar formularin A1, dorëzojeni atë pranë Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore (KSHMSH), ku vazhdoni ose keni mbaruar shkollën. Plotësimi dhe dorëzimi i formularit A1 fillon me datë 20 shkurt 2008 dhe përfundon më datë 10 mars 2008. Formulari A1, pas plotësimit, duhet të kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas të firmoset nga nxënësi, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. Çdo formular të vuloset me vulën e shkollës. Pas plotësimit të formularit A1 bëhet një fotokopje e tij, e cila ruhet në shkollë.

Udhëzime të detajuara për plotësimin e formularit A 1
Në hapësirat e lëna bosh te formulari A1, plotësoni:
1. Shkruani emrin e rrethit ku ndodhet shkolla pranë së cilës ju do të jepni provimin
2. Shkruani emrin e qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla juaj
3. Shkruani emrin e shkollës ku ju po studioni ose ku ju keni kryer studimet
4. Të plotësohet në bashkëpunim me mësuesin kujdestar
Bazuar në tabelën Indekset e profileve/degëve, gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që ju po ndiqni ose keni ndjekur, p.sh. SHMP Drejtimi Shoqëror, në tabelë ka indeksin 02, në formular ju do shënoni numrin 02
5. Shënoni ID që keni pasur në Maturën Shtetërore 2007. Plotësohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës vetëm për ata nxënës që kanë dhënë provimet e detyruara ose me zgjedhje, si dhe për ata nxënës që kanë mbetur në një ose në të dy provimet e detyruara, në Maturën Shtetërore 2007 (vitin e kaluar)
6.  Shënoni emrin tuaj  Shënoni emrin e babait  Shënoni mbiemrin tuaj
Kujdes! të shënohen me shkronja kapitale dhe në përputhje me certifikatën personale

7. Shënoni datëlindjen tuaj, duke plotësuar me dy shifra ditën dhe muajin (p.sh 05/12/1989)
8. Vendosni një shenjë në formë kryqi në kutinë që i përket gjinisë suaj. P.sh. nëse i përkisni gjinisë femërore shënoni një kryq [X] në kutinë përbri fjalës “Femër”
9. Shënoni vitin kur keni përfunduar studimet në shkollën e mesme, për nxënësit që kanë mbaruar shkollën para vitit 2008, (p.sh. 2005 ose 2006 ose 2007). Maturantët e këtij viti(2008) shënojnë “KËTË VIT”
10. Nxënësit që duan të vazhdojnë studimet jashtë shtetit shënojnë një kryq [X] në kutinë përbri PO.
11. Qarkoni IV ose V dhe shkronjat përkatëse A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, U, . (P.sh. nëse jeni në klasën IV B, qarkohet IV dhe shkronja B dhe nëse jeni në klasën V D, qarkohet V dhe shkronja D). Kur nxënësi ka mbaruar studimet para vitit 2008, qarkohet shkronja U
Në rastin kur shkolla ka përdorur numra për emërtimin e klasave, mësuesi kujdestar të konvertojë, numrin në shkronjë, sipas radhës së përcaktuar më sipër.
12. Plotësohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, vetëm për nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2008.
Shënoni me përgjegjësi lëndët dhe notat e shkallëzuara D1 dhe D2, për nxënësit që kanë dhënë provimet me detyrim në Maturën Shtetërore 2006, 2007. Për nxënësit që kanë mbaruar maturën para vitit 2006, do të vendosen notat ekuivalente me provimet e detyruara. Në këtë rast ekuivalentimi bëhet në përputhje me Dëftesën e Pjekurisë origjinale.
13. Bazuar në listën e lëndëve me zgjedhje të poshtëshënuar qarkoni 2 lëndët me zgjedhje që do të jepni provim dhe numrat që u korrespondojnë atyre.
P.sh. 6 HISTORI dhe 8 NJOHURI PËR SHOQËRINË.

Shënim:
Nxënësi firmos në hapësirën e përcaktuar për të
Mësuesi shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) dhe firmos në hapësirën e përcaktuar për të
Drejtori shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) firmos dhe vulos me vulën e shkollës, në hapësirën e përcaktuar për të

INDEKSET E PROFILEVE / DEGËVE

INDEKSET DEGËT
01 SH. M. P. DREJTIMI NATYROR
02 SH. M. P. DREJTIMI SHOQËROR
03 SH. M. P. DREJTIMI I PËRGJITHSHËM
04 SH. M. P. E PAPROFILIZUAR (PARA 2007)
05 SH. M. P. E PËRGJITHSHME ME KOHË TË SHKURTUAR
06 NATYROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
07 SHOQËROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
08 SHOQËROR 2 GJUHËSH ITALIANE
09 GJUHË E HUAJ ANGLISHT
10 GJUHË E HUAJ FRËNGJISHT
11 GJUHË E HUAJ GJERMANISHT
12 GJUHË E HUAJ SPANJISHT-RUSISHT
13 GJUHË E HUAJ ITALISHT
14 ARTISTIKE KOREOGRAFI
15 ARTISTIKE ARTE FIGURATIVE
16 ARTISTIKE MUZIKË
17 SPORTIVE FUTBOLL
18 SPORTIVE ATLETIKË
19 SPORTIVE VOLEJBOLL
20 SPORTIVE BASKETBOLL
21 PEDAGOGJIKE 4 VJEÇARE
22 PEDAGOGJIKE GREQISHT GJIROKASTËR
23 TEKNIKE 5 VJEÇARE( BANKA/TATIME/SIGURIME)
24 TEKNIKE EKONOMIKE 5 VJEÇARE TURIZËM
25 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 FERMER
26 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 HOTELERI TURIZËM
27 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 MAKINERI BUJQËSORE
28 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE BYLMET MISH
29 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE PIJE KONSERVA
30 TEKNIKE 5 VJEÇARE VETERINARI
31 TEKNIKE 5 VJEÇARE AGRO BIZNES
32 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTRIK I PËRGJITHSHËM
33 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTRONIKË
34 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTROTEKNIKË
35 TEKNIKE 5 VJEÇARE MEKANIK I PËRGJITHSHËM
36 TEKNIKE 5 VJEÇARE POLIGRAFIK
37 TEKNIKE 5 VJEÇARE PYJE
38 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNIK GJEODET
39 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNIK NDËRTIMI
40 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNOLOGJI USHQIMORE
41 TEKNIKE 5 VJEÇARE TELEKOM
42 HARRY FULTZ MENAXHER AUTOMOBILASH
43 HARRY FULTZ BIZNES
44 HARRY FULTZ ELEKTRIKE
45 HARRY FULTZ ELEKTRONIKË
46 TEKNIKE 4 VJEÇARE (PARA 2007)
47 TEKNIKE PROFESIONALE ME KOHË TË SHKURTUAR
48 PROFILI IM S’ËSHTË NË LISTË

FORMULARI A1

PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE PËR PROVIMET
E MATURËS SHTETËRORE 2008

1. Rrethi: _______________________________________
2. Emri i qytetit/fshatit: ___________________________
3. Emri i Shkollës: _______________________________
4. Indeksi i profilit/degës: _________________________ (Plotësohet nga mësuesi dhe nxënësi)
5. ID e nxënësit (vetëm për nxënësit e MSH 2007): __________ (Plotësohet nga drejtori dhe nxënësi)
6. Emri: ______________ Atësia: ______________ Mbiemri: ______________
7. Datëlindja (dd/mm/vvvv): _______/_______/________
8. Gjinia: Femër Mashkull
9. Viti i përfundimit të shkollës së mesme: __________
10. Do të aplikoni për studime jashtë shtetit? □ Po
11. Klasa: IV / V
(A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, U), (Nxënësit para 2008 të qarkojnë U)
12. Lëndët e detyruara (për nxënësit para MSH 2008): (Plotësohet nga drejtori dhe nxënësi)
12.1 Lënda D1: _____________________ Nota e shkallëzuar D1: ___________
12.2 Lënda D2: _____________________ Nota e shkallëzuar D2: ___________

13. Lëndët me zgjedhje: (Të qarkohen dy lëndë, së bashku me numrat përkatës)

1. FIZIKË 5. FRENGJISHT 9. EKONOMI, FILOZOFI
2. KIMI 6. HISTORI
3. BIOLOGJI 7. GJEOGRAFI
4. ANGLISHT 8. NJOHURI PËR SHOQËRINË

Firma e nxënësit Mësuesi kujdestar Drejtori i shkollës

______________ _______________ _______________
VULA

20 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›