E Diel, 1 Nëntor 2026

Formulari A1, sot afati i fundit për tu dorëzuar

Matura Shtetërore Nga të rinjtë, ky konsiderohet si i një shkalle të ulët vështirësie për t’u plotësuar

Sot është afati i fundit për të gjithë të rinjtë maturantë dhe kandidatë për garën universitare që të dorëzojnë Formularin A1 dhe A1-Z. Ky formular duhet të dorëzohet i plotësuar pa gabime apo shenja të tjera, përveçse atyre të shënuara në udhëzuesin për plotësimin e tij. Në rast se do të vërehen gabime, atëherë maturanti apo kandidati do të shpallen si të skualifikuar nga ky proces. Përmes rregullores së Maturës Shtetërore 2010, janë qartësuar të gjitha procedurat që duhet të ndiqen për maturën shtetërore, përfshirë këtu edhe afatet për plotësimin dhe dorëzimin e formularëve. Të gjithë të rinjtë, në bashkëpunim edhe me mësuesit kujdestarë dhe drejtorët e shkollave, patën dy javë kohë në dispozicion për prezantuar të dhënat e tyre personale që kërkohen në këtë formular. Ndërkohë që aty duhet të shënohen edhe dy lëndët që secili kandidat ka zgjedhur si më të preferuarat për t’iu nënshtruar më pas testimit.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›