Largohen 60 mësues, presin në radhë 2000 të tjerë
këta mësues të shkurtuar nga puna vijnë dhe ankohen për arsyet e shkurtimit apo mundësinë për tu sistemuar në një shkollë tjetër. Mirëpo drejtues të kësaj drejtorie shprehen se shkurtimet janë bërë në baza profesionale dhe ata që tashmë janë larguar nga puna nuk kanë asnjë mundësi rikthimi. Në këtë drejtori të tregojnë se koka u dhemb më shumë për kërkesat e tjera që presin radhën në zyrën e përgjegjësit të burimeve njerëzore. Në këtë zyrë rrinë dhe presin në radhë rreth 2000 dosje për ata që kanë bërë kërkesë për tu punësuar në këtë sektor. Janë jo vetëm ata që sapo kanë përfunduar mësimet në universitetin Ismail Qemali apo në universitetet e tjera por edhe mësues me përvojë që janë shkurtuar në reformat e bëra në këtë sektor gjatë viteve në vazhdim. Ata nuk lodhen së ardhuri në këto zyra në pritje të një vendi pune. Drejtues të arsimit në prefekturë tregojnë se kjo dyndje ka një anë të mirë sepse ke mundësi të zgjedhësh më të mirët por ndërkohë vë në vështirë të mëdha në këto rizgjedhje sepse sapo hapet një vend pune dhe bëhet një emërim, dhjetëra të tjerë ankohen se zgjedhja nuk ka qenë e mirë dhe se në vend të tij mund të ishte emëruar një tjetër.